Kikia: Rama përpjekje për të distancuar veten dhe PS-në nga korrupsioni dhe aferat. Fjalimi më i ashpër ndaj të tijve, dhe që i drejtohej ...
Për analistin dhe gazetarin Mentor Kikia deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e korrupsionit, ishin një përpjekje për të nxjerrë veten dhe Partinë Socialiste si të pa përfshirë në afera korruptive.
Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Kikia theksoi se aferat korruptive në fund të fundit janë përgjegjësi personale e personave që i kanë kryer.
“Këtë e ka bërë edhe herë të tjera z. Rama. Përgjithësisht ishte një përpjekje për të distancuar veten dhe partinë e qeverinë nga aferat që kanë dalë në skenë së fundmi.
Edhe pse nuk përmendi emra konkret, fjalimi i tij ishte i ashpër ndërsa i quajti edhe si tradhtarë me kollare, të pabesë, insekte që pinë gjakun e të tjerëve e kështu gjërash.
Kështu që nuk e kishim parë asnjëherë me këtë lloj qëndrimi kaq agresiv. SPAK ka shumë ccështje në duar, sicc është ajo e fundit e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës që ka shkaktuar dhe protesta të opozitës, por edhe reagimin më të fortë qytetar ndaj korrupsionit.
Dhe fjalimi i tij mund të shihet edhe si adresim ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe vartësve të tij duke ua bërë të qartë që nuk do të mbajë askënd në krahët e tij”, theksoi ndër të tjera Mentor Kikia.


