Plagosi me thikë një person, arrestohet 50-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 13:42
Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier.
Ky shtetas plagosi me thikë një 33-vjeçar.
Ngjarja ndodhi të dielën e 5 majit në Levan për motive të dobëta.
Arrestimi u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda.
I plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.
