Tragjedia në Shkodër, avokati Mazrreku: Janë disa pista ku po hetohet, fëmijët mund të jenë gjallë

Avokati, Serjan Mazrreku në një intervistë në Ora News për tragjedinë e Shkodrës u shpreh se janë disa pista të hetimit, ku një ndër to është edhe ajo ku bashkëshorti mund të jetë ekzekutori i familjes së tij.

Mazrreku: Është një rast tejet i rëndë dhe i rrallë.

Nga kjo duhet marrë një indicie edhe nga shteti shqiptar për të paraprirë raste të tjera.

Ajo që unë do sugjeroja, gjithashu edhe sygjerimi i kodit të familjes dhe kodit në tërësi dhe ligjit në tërësi sa i përket rasteve të shtuara të fundit sa i përket grave që humbin jetën në kushtet e dhunës.

Sa i përket situatës aktuale, policia po heton në dy pista.

Pista e parë është vetëvrasja, dhe pista e dytë është dyshimi që bashkëshorti mund të ketë ushtruar dhunë.

Është edhe pista e tretë që bashkëshorti mund të jetë ekzekutori i familjes së tij.

Është edhe një pistë tjetër ku dyshohet se fëmijët mund të jenë gjallë.