Nisin edhe në Malin e Zi kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 11:55
Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohen se janë mbytur në lumin Buna, ndërkaq mësohet se kanë nisur kërkimet edhe në Malin e Zi.
Ka qenë ministri i Brendshëm Taulant Balla që i ka bërë kërkesë Malit të Zi që të nisin kërkimet.
Së shpejti pritet që në kërkime të ndihmojnë edhe Forcat e Armatosur, të cilat janë rrugës.


