VIDEO/ “Spektakël i ngjyrave dhe i relievit” - Lumi i Shalës, atraksion turistik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 11:50
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje magjike nga Lumi i Shalës i quajtur ndryshe nga turistët e huaj dhe tur-operatorët e njohur, si “Tajlanda shqiptare”, një mrekulli natyrore mes alpeve.
Një spektakël i vërtetë i ngjyrave dhe relievit, i ka komentuar kreu i qveerisë pamjet nga peizazhet e lumit.
Sipas Ramës, Lumi i Shalës sot është një atraksion turistik për të cilin flasin të gjithë.
Postimi
MIRËMËNGJES! Dhe me këto pamje nga peizazhet që Lumi i Shalës krijon në zonën e Shoshit të Dukagjinit, një spektakël i ngjyrave dhe i relievit, por edhe një atraksion turistik për të cilin flasin të gjithë, ju uroj një javë të mbarë!

