Renditja e Superiores/ Java e 34-t i bën lëmsh të gjithë, zyrtarizohen 3 skuadra të “Final Four” dhe kush bie nga kategoria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 21:35
Rezultatet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore kanë bërë që tabela e klasifikimit të jetë shumë interesante dy javë para fundit të sezonit të rregullt, ndonëse janë zgjidhur shumë prej verdikteve të saj.
Humbja e Egnatias dhe fitoret e Vllaznisë e Partizanit, ka bërë që tashmë të jetë e hapur lufta edhe për vendin e parë.
Më pas, ka luftë që shkon nga vendi i katërt, deri të vendi i 8 në renditje, ku të gjithë skuadrat janë në lojë paralelisht si për vendin që mbetet në ”Final Four”, ashtu edhe për atë që të çon në play-out.
Kurse barazimi 3-3 mes Erzenit dhe Kukësit thjesht ka dekretuar se edhe shijakasit do u bashkohen verilindorëve në Kategorinë e Parë në edicionin e ardhshëm.

