Fitore me 'aromë' titulli, Shkëndija thyen Shkupin në Çair
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 19:39
Fitore me aromë titulli për Shkëndijën, që triumfoi 0-2 përballë Shkupit.
Kuqezinjtë iu falën golave të Klisman Cakes dhe Fiton Ademit në takimin e drejpërdrejtë për titullin kampion.
Skuadra tetovare kryeson kampionatin e Maqedonisë së Veriut me 61 pikë, po aq sa numëron edhe Struga.
Kampionët në fuqi mposhtën 1-0 Gostivarin, falë golit të Marjan Radeskit.
Tri pikë siguroi edhe Voska Sport, skuadra tjetër shqiptare që garon në elitën e futbollit maqedonas, triumfoi 2-1 përballë Sileksit.
Java e ardhshme – parafundit e kampionatit – sjell duelin Shkëndija-Struga, aty ku me shumë mundësi do të mësohet edhe ekipin që do të fitojë titullin kampion.
