Nepali kufizon alpinistët për t’u ngjitur në Everest

Gjykata e Lartë në Nepal ka urdhëruar qeverinë të kufizojë numrin e lejeve për t’u ngjitur në malin Everest.

Vendimi vjen teksa ekspeditat përgatiten për sezonin pranveror të alpinizmit.

trupa shprehet se kapaciteti i maleve duhet të respektohet dhe të përcaktohet një numër maksimal i duhur i lejeve, por ende nuk është vendosur një shifër specifike.

Ndërsa Avokati Deepak Bikram Mishra, i cili kishte paraqitur një peticion mbi këtë çështje, është shprehur agjencinë e lajmeve AFP se gjykata i ishte përgjigjur shqetësimeve të publikut për malet e Nepalit dhe mjedisin e tij.

Nepali aktualisht jep leje për të gjithë ata që aplikojnë dhe janë të gatshëm të paguajnë 11 mijë dollarë për të ngjitur Everestin, majën më të lartë në botë që arrin 8 mijë e 850 metra mbi nivelin e detit.

Vitin e kaluar, vendi lëshoi 478 leje për malin, një rekord i konsideruar shumë i lartë.

Ndërsa këtë vit ka lëshuar 403 leje për Everestin nga 945 alpinistë për gjithë malet e tij.

Vendimi i gjykatës urdhëron gjithashtu kufizime në përdorimin e helikopterëve vetëm për shpëtim emergjent.

Ata janë përdorur vitet e fundit shpesh për të transportuar ekipe alpinistësh në kampet bazë dhe nëpër terrene të rrezikshme.