VIDEO/ Mjafton një gol për të mundur Skënderbeun, Partizani matematikisht në ''Final Four''
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 18:21
Një gol i Alfred Mensah në minutën e 84-t, i mjaftoi Partizanit të Orges Shehit për të mposhtur Skënderbeun me shifrat 1-0, duke siguruar zyrtarisht pjesmarrjen në “Final 4”.
Falë këtij triumfi, “demat e kuq”, ngjiten në kuotën e 57 pikëve, teksa tashmë në dy duelet e mbetura do të synojnë dy vendet e para.
Për sa i përket sfidës mes “demave të kuq” dhe korccarëve, ishte një përballje tepër e luftuar me raste të shumta nga të dyja kampet, teksa në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan.
VIDEO:
https://streamin.one/v/b075912d
