Guardiola “fiksohet” me talentin që po shkëlqen te Dortmundi, City bën gati 40 milionë euro

Ian Maatsen ishte ndër më të mirët e Borussias së Dortmundit në gjysmëfinalen e parë të Champions League përballë PSG-së. Duel të cilin skuadra gjermane e fitoi 1-0.

22-vjeçari holandez bëri mjaft mirë në krahun e majtë kundër kampionëve të Francës. Maatsen u huazua gjatë merkatos së janarit nga Chelsea te Dortmundi.

Performancat pozitive të tij kanë tërhequr vëmendjen e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll e pëlqen shumë dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e tij duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Çmimi i kartonit vërtitet rreth shumë 40 mln euro. Maatsen është grumbulluar me kombëtaren e Holandës, por ende nuk ka arritur të debutojë.