Zv.Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Fetahu: Diploma jonë ka vlerë brenda dhe jashtë Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 16:42
Zëvendës Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Elvira Fetahu e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se universiteti i Elbasanit është i akredituar dhe se diploma ka vlerë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Fetahu: Sot jemi një nga institucionet më të rëndëishme të arsimit të lartë në vend.
Është një institucion i akredituar, diploma jona ka vlerë.
Ne jemi të akredituar në maksimunimin e viteve që mund të akreditohet një institucion i arsimit të lartë.
Kemi të gjitha programet e studimit të akredituara që do të thotë se diploma jonë ka vlerë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Stafi akademik në mbi 80% është i kualifikuar.
