Kosova në mesin e majit, anëtare e KIE-së, Beogradi rob i skenarit të "botës serbe" për luftë hegjemoniste

Organizatat ndërkombëtare ,pasi fuqitë ndërkombëtare si; ShBA,Gjermania, Franca,Britania e Madhe, Italia, të cilat e kanë ushtruar dhe po e ushtrojnë ndikimin e autoritetit të tyre, për njohje, dhe pranimin e Kosovës në këto organizata dhe institucione ndërkombëtare.

Gjermania në rastin e lobimit për arritjen e votave të mjaftueshëm që Kosova të pranohet në KiE ka zhvilluar autoritetin e ndikimit te shtetet e KiE për pajtueshmëri,nga edhe u kundërshtua ndikimin i aleancës ruso-serbe që është kundër anëtarësimit të Kosovës.

-Tërbimi i mendësisë serbo sllave ballkanase, po e shfaq trishtimin e vetë si në pranimin e Kosovës në KiE por edhe për faktin se Asambleja Parlamentare e OKB do të miratojë vendimin e kërkesës së Kryesisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës për shpalljen e Srebrenicës datë memoriale e gjenocidit serb mbi popullin boshnjak.

Edhe në këtë rast si edhe rasteve tjera, në vend që Serbia e Vuçiqit të ketë kulturën e ndjesisë ndaj viktimave të akteve gjenocide serbe,e të përulet duke kërkuar falje, me zotimin se Serbia moderne kurrë nuk do të përsërit të keqen e njëjtë ndaj popujve që jetuan apo jetojnë me ta apo pranë tyre,ngjashëm, siç në vazhdimësi Gjermania bënë dhe kërkon falje, për vrasjet e bëra të nazistëve gjatë luftës së dytë botërore, ndaj polakëve dhe hebrenjve.

Kjo e tregon mjaftueshëm, se në ç’drejtim po shkon Serbia, edhe përmes qeverisë së re me ministra të shpallur non grata nga SHBA, dhe të përfshirë në aktet terroriste dhe me disponim armiqësor ndaj Kosovës dhe vendeve e popujve fqinjë./Kosova Sot