Mbrojti Kosovën, serbët "i vërsulen" Dora Bakoyanis-it: Turp që nuk mund të justifikohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 23:42
Hartuesja e raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Dora Bakoyanis, ka folur për punën e saj duke thënë se iu kushtua vetëm të drejtave të njeriut.
Diplomatja greke shtoi se asnjë vendi tjetër kandidat për t’u bërë anëtar, nuk i është kërkuar ndonjëherë të ndërmarrë kaq shumë reforma, sa Kosovës.
Nga ana tjetër Bakoyanis nuk i kurseu kritikat për Serbinë, për të cilën thotë se pavarësisht dashurisë që ka për popullin serb, vendi po shkon gjithnjë e më larg perspektivës europiane.
Por qëndrimet e i bakoyanis nxitën një seri sulmesh nga Serbia.
Ministri i jashtëm serb është shprehur se mbështetja e Dora Bakoyanis për Kosovën është një turp që nuk mund të justifikohet.

