Canaj: Nacionalizmi në Serbi është tejet i theksuar, po tregon se nuk i intereson BE dhe NATO
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 18:22
Diplomati, Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Nacionalizmi në Serbi është tejet i theksuar dhe se Serbia po tregon që nuk është shumë e interesuar që të futet në BE dhe NATO.
Canaj: Mendoj që tani Vuçiç po e vazhdon atë lojën e tij me dy apo me tre karrige.
Në një situatë të tillë gjeopolitike, duket sikur me Vulinin Vuçiçi dëshiron që Rusisë ti japë një farë shenje apo mesazhi që Serbia qëndron afër jush.
Si duket ende nacionalizmi në Serbi është tejet i theksuar.
Serbia po i tregon edhe botës që nuk është e interesuar që të futet në BE dhe NATO.
Këto ndoshta janë mesazhe të qarta edhe Amerikën dhe për bashkimin Evropian.
