Për 1 maj në Apoloni, gastronomia dhe historia tërheqin edhe më shumë turistë
Një maji e gjeti parkun e Apolonisë me numër të shtuar vizitorësh.
Rrënojat e lashta të gërshetuar me mikëpritjen dhe gastronominë vendase bënë që pushuesit të shprehen se do të rikthehen duke sjellë edhe miq të tyre.
Turiste te huaj e shqiptar kanë preferuar ta kalojne 1 majin në parkun e Apolonisë.
Mozaiket dhe rrënojat romake kanë ngjallur kureshtje të shtuar.
Vetem 2 km large qytetit te fierit I mbushur me burime natyrore Parku kombetar ka shënuar dyfishim të vizitave.
‘’Rritje e turistëve këtë vit është shumë e lartë në krahasim me 2023.
Pra kemi afërsisht 100% diferencën me vitin e kaluar’’
Mikritja që gjetën, gastronomia dhe historia ka surprizuar turistët që premtojnë se gjithcka do tua tregojnë miqve e të afërmve.
‘’Jam shumë e kënaqur me vizitën time në Shqipëri.
Gastronomia dhe historia më kanë surprizuar shumë’’.
Viti 2024 pritet te kete numrin me te larte të vizitave.
Administrata tashmë është bërë gati në përballimin e fluksit duke shtuar stafin dhe masat.
Por përfundimi i rrugës lidhëse të Apollonisë me bypass-in e Fierit ka sjellë edhe më shumë lehtësi në lëvizje.
