VIDEO/ "O gore, mbylle gojën! Mos më acaro nervat që në mëngjes" - Bardhi kapet keq me Braçen
Demokrati Gazment Bardhi e ka kuptuar që për të tërhequr vëmendjen duhet të ngrejë zërin në Kuvend.
Ai është përplasur në Kuvend edhe me deputetin e PS-së, Erion Braçe pas tensioneve në foltore me kryeparlamentaren Lindita Nikolla ku i kërkonte fjalën të parashtronte kërkesën për intepelancë me Ramën për RAI.
Pasi e mori fjalën, Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës. Kreu i Grupit të PD-së iu drejtua me fjalën “gore”, duke i kërkuar që të mbyllë gojën.
“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i drejtohet Gazment Bardhi.
Në fund të fjalës Bardhi i kërkoi falje Nikollës, ndërsa të njëtën gjë kërkoi dhe nga ajo.
Bardhi: Ndjesë për gjuhën e përdorur. Edhe ju duhet të kërkoni ndjese që na vonuat 1 orë.
NDIQENI SEANCËN PLENARE LIVE

