PAMJET/ “Dua të votoj në 2025-ën” – Diaspora futet si vizitore e proteston brenda sallës së Kuvendit

Ndërkohë që vijon seanca në Kuvend, në një prej lozhave të sallës, disa qytetarë kanë shpalosur një pankartë ku kërkohej vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025.

“Dua të votoj në 2025-ën” – shkruhej në pankartën e përfaqësuesve të Diasporës të cilët ishin futur në sallë si vizitorë.

Ndërsa është dashur ndërhyrja e efektivëve të Gardës së Republikës për t'i nxjerrë jashtë sallës së Kuvendit, protesta ka tërhequr edhe vëmendjen e ligjvënësve.

NDIQENI SEANCËN PLENARE LIVE