Mediu dhe Shehu kërkojnë në Kuvend që të mbahet qëndrim për gjenocidin serb në Kosovë

Kreu i Partisë Republikanë ka kërkuar gjatë seancës së sotme të kuvendit që Parlamenti shqiptar duhet te mbajë një qëndrim në lidhje me gjenocidin serb ne Kosovë.

Mediu: "Dua te paraqes një shqetësim ne lidhje me disa zhvillime në rajon, nisur edhe nga ajo që tha zoti Shehu.

Me datën 6 ne Këshillin e Sigurimit të Kombeve te bashkuara diskutohet, çështja e gjenocidit të Srebrenicës dhe po ashtu Presidentja e Kosovës ka ngritur shqetësimin për gjenocidin serb dhe duhet një qëndrim edhe i këtij paralamenti ne lidhje me këtë çështje për faktin se ka të bëjë me rajonin por edhe ka të bëje me shqiptarët.

Pavarësisht nga historia e diskutimeve të mëparshme mendoj se është koha të kemi një qëndrim ne raport me këtë çështje".

Lidhur me këtë çështje, edhe deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se ende nuk ka një njoftim për interpelancën e thirrur në lidhje me gjenocidin në Kosovë.

NDIQENI SEANCËN PLENARE LIVE