E pazakontë në Champions League, lojtari i Bayernit për pak sa nuk u fut në fushë me bluzën e gabuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Bajern Mynih dhe Real Madrid, që u luajt në Gjermani të martën në darkë.

Protagonist u bë Alphonso Davies, futbollisti i bavarezëve i cili mendohet se mund të transferohet në verë pikërisht te madrilenët.

Tuhel e kishte lënë atë në stol, por i kërkoi që të hynte në fushë në minutat e fundit të vend të Sane, një nga më të mirët në fushë për Bajenin në këtë sfidë.

Davies shkoi me vrap dhe mori një fanellë duke e veshur, pa parë se në fakt ajo ishte me numrin 45 dhe i përkiste Aleksandar Pavloviç.

Zëvendëstrajneri i Bajernit, i cili po e shoqëronte, nuk pa asgjë, ndërsa ishte fizioterapisti Stefan Uaikert ai i cili i sinjalizoi se kishin gabuar fanellën.

Ai ktheu futbollistin kanadez në pankinë ku Davies hoqi fanellën që mbante dhe veshi të tijën, ndërsa Tuhel po ndiqte skenë duke buzëqeshur.

Më pas Davies hyri në fushë duke u aktivizuar në 3 minuat e fundit të kohës së rregullt dhe ato shtesë deri në vërshëllimën përfundimtare.