FOTO+VIDEO/ Bluzë e kuqe dhe shqiponjë, një tifoze shkëlqen në “Allianz Arena”

Gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Bayern Munchen dhe Real Madrid ka dhuruar spektakël edhe në tribuna. Në një moment, kamerat fokusuan një tifoze shqiptare, në shkallët e stadiumit Allianz Arena (Munich).

Bukuroshja mban të veshur një bluzë të kuqe, ku shihet qartë shqiponja në mes. Imazhet po qarkullojnë në rrjet, me shpërndarjet që kanë qenë të shumta.

FOTO+VIDEO/ Bluzë e kuqe dhe shqiponjë, një tifoze shkëlqen

Raste të tilla në kompeticione të rëndësishme europiane nuk mungojnë, sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje me “peshë”.