VIDEO/ ''Dëshiron të mësojë taktikat tona për ndeshjen e dytë'', lojtari i Realit ndërpret intervistën e Mullerit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 17:18
Një situatë gazmore u regjistrua gjatë një emisioni pas ndeshjes Bayern-Real që përfundoi në barazim 2-2.
Ishte mesfushori i Realit, Tchouamen i cili ndërpreu intervistën e futbollistit të Bajernit, Thomas Muller, që po fliste për mikrofonin e CBS.
Teksa Myler po fliste, futbollisti i Realit doli para kamerave, duke shkaktuar të qeshura.
“Ai po na dëgjon.
Tçuameni dëshiron të mësojë taktikat tona për ndeshjen e dytë”, ka thënë Muller me të qeshur.
Muller “Tchouameni is listening to the tactics for the next game” he is so funny ???? pic.twitter.com/FHswcITZPd
— WolfRMFC (@WolfRMFC) April 30, 2024
