Interi një “makineri” lufte dhe golash, asnjë si ata në 5 kampionatet kryesore

Një sezon triumfal duke marrë në konsideratë titullin e fituar disa javë para fundit. Interi i Simone Inzaghit fshiu të gjithë kundërshtarët dhe u bë kampion i Italisë për të njëzetën herë në historinë e tyre.

Një titull i rëndësishëm dhe i merituar, të cilin zikaltrit e nderuan në “ndeshjen festive” ndaj Torinos, duke fituar 2-0 në San Siro, para tifozëve të tyre, para se të nisnin paradën nëpër rrugët e Milanos. Fuqia e Interit këtë vit lidhej, ndër të tjera, edhe me suksesin e tyre para portës.

“Interi është e vetmja skuadër në top pesë ligat evropiane që ka shënuar në çdo ndeshje të kampionatit këtë sezon”, lexojmë në faqen e njohur të statistikave WhoScored.

89 pikë, 81 gola të shënuar dhe vetëm 18 të pësuar, sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë. Një makineri lufte e pamëshirshme dhe e pandalshme, në të cilën spikat kontributi i kapitenit Lautaro Martinez , golashënuesi më i mirë në Serie A me 23 gola dhe i blerjes së re, Marcus Thuram, i cili hyri menjëherë në zemrat e tifozët dhe skemat e Inzaghit dhe autor i 12 golave.

Në vendin e dytë mes golashënuesve në kampionat ka një surprizë: Hakan Calhanoglu, asnjëherë kaq pjellor edhe pse shumica e golave ​​erdhën nga 11 metërshat, 13 gola në total për të. /R.Lika/