Barcelona synon të transferojë talentin që nuk ka hapësira te PSG

Barcelona mund të huazojë Xavi Simons nga Paris Saint-Germain për një sezon. Dy klubet, sipas raportimeve nga Spanja, janë duke negociuar për të bërë të mundur këtë lëvizje.

Momentalisht mesfushori holandez, tani pjesë e Leipzig, dëshiron që të veshë fanellën “Blaugrana” edhe pse vetëm për një sezon.