Veliaj 7 orë në SPAK/ Teliti: 160 mln euro të zhdukura vetëm nga “5”-ja dhe incineratori. Ja skema e vjedhjes me 1 kompjuter të vetëm të Bashkisë

Për rreth 7 orë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u përball në SPAK me hetuesit e posaçëm të cilët vijojnë intensivisht hetimet për dosjen e incineratorit trë Tiranës, fakt ky që u pohua edhe nga vetë Veliaj në oborrin e SPAK, sapo përfundoi seancën me prokurorët e këtij institucioni.

Ndërkaq, pasdite opozita vijoi protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Veliajt, jo për çështjen e incineratorëve, por për skandalin e korrupsionit me kompaninë “5D”, hetimet që kanë çuar në akuzë disa prej drejtorëve dhe zyrtarë të lartë vendorë të kësaj bashkie.

Pikërisht kjo ishte dhe tema e emisionit të kësaj të marte “Ora e Betit” në “Ora NeWs”.

Kryetari i grupit demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i cili tha se:

“Deklarata e z. Veliaj është më datë 27, ndërsa fletë-thirrja i ka shkuar me datë 24 që e fakton dhe z. Dumani në reagimin e tij.

Dhe këtu nuk ka negociatë, pasi kjo është procedurale. Ndaj ai shkoi sot atje, por vajti 1 oër më herët për të mos u përballur me njerëzit e irrituar.

Janë zhdukur sot miliona euro në Tiranë. Janë zhdukur sot 30 milionë euro nga afera “5D”. Janë në këto 8 vite janë paguar 130 milionë euro për incinerator që nuk ekziston.

Kemi afera të ndryshme me rindërtimin, me favorizime etj. Pra vetëm “5D”-ja dhe incineratorët janë afera 160 milionë euro, dhe në këto janë involvuar drejtorët e lartë të Bashkisë së Tiranës.

Sepse kjo është një skemë e frikshme, ku një person hynte në Bashki si Drejtor i Përgjithshëm dhe me kompjuterin e zyrës së tij ai bënte edhe shpallje tenderi, ndërsa futej nga po ai kompjuter edhe si subjekt privat i kompanisë “5D”. Pra fitonte tenderin që e shpallte po ai vetë me një kompjuter në zyrë”, u shpreh nënkryetari i këshillit Bashkiak të Tiranës.

ÇFARË NDODHI SOT NË SPAK?

Veliaj 7 orë në SPAK/ Teliti: 160 mln euro të zhdukura vetëm

Në ambientet e SPAK mbërriti pak para orës 09:00 të paradites, ku u prit me protesta të disa demokratëve.

Do të duhej të kalonin së paku 45 minuta që të zhvendosej në ambientet ku dha dëshminë për çështjen e incineratorëve për të dalë prej aty rreth orës 17:00.

Për mediet ai shprehu vlerësimin për punën e prokurorëve dhe drejtësisë së re, të cilët madje i cilësoi edhe si kolegë të tij.

Veliaj pranoi se në institucion ishte për çështjen e kontratës së incineratorit, për të cilin tha se iu kërkua të paraqiteshin dokumente shtesë.

Për incineratorin e Tiranës, SPAK ka arrestuar drejtorin e Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha, ndërsa duket se hetimet ende vijojnë.

Për të njëjtën dosje nën akuzë është edhe ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj tashmë në arrati, aksionerët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE