VIDEO/ NDIZET PROTESTA - Breshëri shashkash dhe tymuesesh ndaj bashkisë së Tiranës
Një tjetër protestë po zhvillohet pasditen e sotme përpara bashkisë së Tiranës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, deputetë të opozitës dhe mbështetës të Rithemelimit.
Kjo është protesta e pestë pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie për dosjen 5D.
Në protestën e sotme morën pjesë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës.
Me të marrë fjalën Belind Këlliçi Protestuesit kanë qëlluar në drejtim të bashkisë me shashka dhe tymuese, ndërsa këshilltarët e opozitës po udhëheqin protestën, ndërsa kërkojnë të marrin informacion në lidhje me kërkesën e tyre për të mbledhur këshillin bashkiak për çështjen e drejtorëve të arrestuar.
Ndërkohë policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës.
Ndërkaq gjatë fjalës së tij, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se sot pamë një lepurush të vogël, pa ngjyrë në fytyrë, që shkoi në SPAK, aty ku e kishin thërritur, për të dhënë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku ai është pronari faktik.
Në protestën qytetare para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi tha se policia e shtetit të arrestojë një bandit dhe të arrestojë atë që vodhi 30 mln euro, të kapë atë bandidin që as nuk skuqet dhe as nuk nxihet.
“Kjo protestë është kundër hajdutit më të madh që ka parë Shqipëria, banditit më të madh që ka parë bashkia e Tiranës.
Erion Veliaj ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës, 60 mln euro me dherat, 30 mln euro me ‘5D’, dhe kjo banda këtu vjedh taksat e qytetarëve”, tha Këlliçi.
Në vijim ai tha: “Ku janë ndërkombëtarët që nuk shohin vjedhjen që ndodh në Bashkinë e Tiranës, ku janë këta ndërkombëtarë që nuk shohin se si nuk lejohen anëtarët e këshillit bashkiak të marrin pjesë në mbledhje. Kjo protest është kundër hajdutëve, po na vjedhin të gjithëve”.


