VIDEO/ Balliu: Veliaj tashmë është i shkarkuar nga qytetarët, s'ka prokuror që mund ta zhbëjë vendimin
Sekretari i Organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu pjesëmarrës në protestën para Bashkisë,u shpreh se Veliaj tashmë është i shkarkuar me vendim të qytetarëve.
“Hajde sot lali 5D dhe takoji pak qytetarët e Tiranës të cilët kanë një vendim për ty, një vendim i cili nuk ka prokuror që mund ta zhbëjë. Ti je i shkarkuar me vendim të qytetarëve, je i shkarkuar.
Sot Erion Veliaj pasi ka kaluar 6 orë , dhe kolegët e tij sapo ka dalë , hajde sot lali 5D dhe takoji pak qytetarët e Tiranës të cilët kanë një vendim për ty, një vendim cili nuk ka prokuror që mund ta zhbëjë.
Ti je i shkarkuar me vendim të qytetarëve , je i shkarkuar.
Të nderuar miq, shikoni pak, ndjej keqardhje kur shoh efektivët e policisë që blindojnë bashkinë, po pse, bashkia e Tiranës është bashkia e Veliajt?
Është bashkia e 5D? Kush ka ardhur këtu? Shikoni hekurat. S'është blinduar kurrë bashkia e Tiranës në këtë formë. Kë po mbroni? Krye-hajdutin e Tiranës? Pronarin faktik të inceneratorit?
Kryetarin e organizëtës kriminale 5D? Bashkëpunëtorin e Ndraghetës?", u shpreh Klevis Balliu.


