Një polici i bie të fikët në protestë, Ilir Alimehmeti e ndihmon deri tek ambulanca

Një polici është ndjerë keq gjatë protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dosjes “5D”.

Mësohet se ai ka humbur ndjenjat, teksa u ndihmua edhe nga mjeku Ilir Alimehmeti i cili e shoqëroi deri tek ambulanca.