Veliaj në SPAK, opozita te dera/ Socialistët e Këshillit Bashkiak të Tiranës mblidhen online. Teliti: E palejueshme!

Një tjetër protestë po zhvillohet pasditen e sotme përpara bashkisë së Tiranës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, deputetë të opozitës dhe mbështetës të Rithemelimit.

E ndërsa ajo ishte parashikuar për të nisur në orën 16:30, dhe në të njëjtën orë me mbledhjen e Këshillit Bashkiak, socialistët e këtij këshilli e kanë zhvilluar mbledhjen e radhës online duke shmangur tensionet me protestuesit.

Veliaj në SPAK, opozita te dera/ Socialistët e Këshillit BashkiakVeliaj në SPAK, opozita te dera/ Socialistët e Këshillit Bashkiak

Ndërkaq mësohet se në mbledhje ka munguar kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili prej orës 8:30 të mëngjesit ndodhet në Prokurorinë e Posaçme, ku po merret në pyetje për çështjen e incineratorit të Tiranës.

Lidhur me mbledhjen online të socialistëve, kryetari i grupit të demokratëve në këtë Këshill, Dorian Teliti, ka folur për mediat përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku pritet të ketë protestë nga opozita.

Teliti theksoi se mbajtja e mbledhjes online nga këshilltarët bashkiakë është e palejueshme. Sipas tij, fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush.

"Anulimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak është e palejueshme. Fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush.

Veliaj dhe kur nuk ndodhet në zyrë, por në SPAK, jep urdhra që mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zhvillohet online. Ky është shembulli më i keq i qeverisjes, kundër interesave të popullit", tha Dorian Teliti.

Në protestën e sotme marrrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës. Kjo është protesta e pestë pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie për dosjen 5D.