Veliaj futet në SPAK, Balliu dhe Kalaja: Çdo qytetari i bëjmë thirrje të na bashkohet sot në protestën para bashkisë Tiranë
Kryetari i bashkisë së Tiranës është pritur me protesta kur mbërriti këtë mëngjes në SPAK. Me një dosje dokumentesh në dorë replikoi me koordinatorin e PD për Tiranën Klevis Balliu.
Pas procedurave të identifikimit në hyrje të prokurorisë së posacme vijoi në zyrën e prokurorit ku mësohet se do të japë sqarimet për incineratorin e Tiranës, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e të dhënave mbi dosjen e drejtorëve në hetimin e nisur për 5D.
Për mediet Klevis Balliu shprehet se Veliajt i është kërkuar të dëshmojë.
"Të dali dhe të përballet me qytetarët dhe me të vërtetën e pamohueshme që ai është një hajdut dhe asgjë më shumë. Nuk ka ardhur as për të dorëzuar dokumente sepse SPAK nuk i pranon dokumentet. Pra ai ka ardhur sot këtu se është thirrur’’, tha Balliu.
Ndërsa Adriana Kalaja ka kërkuar mbështetje për protestën që do të zhvillohet në mbrëmje.
"Nisur nga nxitimi që këto kanë për të arrestuar sa më shumë protestues, për të intimiduar protestuesit në protestën e rradhës.
Shkeljet proceduriale ishin aq të rënda sa kishin vënë në dyshim të drejtat themelore të njeriut në një proces ligjor sic është ai i mbojtjes me avokatë.
Cdo demokrati dhe cdo qytetari i bëjmë thirrje të na bashkohet sot në orën 16:30 në protestën e rradhës’’, tha Kalaja.
SPAK ka arrestuar 3 drejtorë të bashkisë së Tiranës për favorizimin e kompanisë 5D në tendera, ndërsa një prejt tyre është nën akuzë edhe për incineratorin.
