Nga Bujqësia tek Teknologjia, BE mbështet 20 biznese Start Up-e

Biznese inovatore në fusha nga bujqësia tek teknologjia e lartë do të mbështeten nga Bashkimi Europian.

Përfaqësuesi i Brukselit dhe qeverisë shqiptare theksuan ndikimin që Start Upet mund të kenë në zhvillim  e hapjen e vendeve të punës.

Nga promovimi i produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare deri tek shëndetësia e  teknologjia e lartë.

‘’Novacioni, qëndrueshmëria dhe siguria e ushqimit nga ferma në tryezat tona.

Shurupin e trëndafilit që të gjitha gratë fisnike e kultivojnë në zonën e Përmetit’’.

20 biznese Start Upe do te financohen nga BE me nje fond prej 10.000 deri ne 30.000 euro.

‘’Zhvillimi i Start-upeve në fusha të ndryshme do të çojë më tej zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vendeve të punës.

Na duhet të krijojmë një frymë nxitëse në zhvillimin e start-upeve tek të rinjtë shqiptarë’’, tha Gonzato.

Ministria e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj tha se inovacioni do të ndikojë në zhvillimin e sektorëve si bujqësia dhe turizmi.

‘’Ne duhet të merremi me inovacionin e ekonomisë shqiptare.

Duhet të merremi me rritjen e produktivitetit’’, tha Ibrahimaj.

Petra Burcher shefe e bashkepunimit per zhvillim nga ambasada e Suedisë kerkoi me shume mbeshetje per te rinjte ne kete drejtim.

Në fazën e parë të skemës së mbështetjes së start upeve ishin 247 aplikues.