Çmimet në tregje të larta, më të prekurit janë pensionistët

Prodhimi vendas në sera i perimeve nuk është reflektuar ende në uljen e cmimeve ne tregjet e kryeqytetit.

Domatja cilësohet mes produkteve të shtrenjta.

‘’Domatja shtrenjtë. Trangulli ka vajtur 1 mijë lekë.

Kurse spinaqi shtrenjtë. Kryesisht janë të larta.

Domatja ishte 140 lekë. Ne pensionistët nuk ia dalim dot’’.

Nga ana tjetër tregtarët shprehen se presin një ulje te çmimeve, kryesisht për produktet e stinës në vijim.

‘’Mashurka ka ra tani si çmime, janë të stinës.

Preshi, spinaqi kanë ra çmimet se është sezoni tani’’.

Më të prekur nga çmimet aktuale janë pensionistët.

‘’Se mos na rriti kush pensionet.

Ne dalim kërkojmë ku është më e lira.

Për ne pensionistët ta larta janë’’.

Tregtarët thonë se kërkesa më e lartë për blerje mbetet per produktet baze te shportes.