Ligji për nënat surrogate/ Pano: Ky projektligj nuk ka pasur fare kohë për debat publik, s'ka pasur hapësirë për komunitetet fetare
Pastori, Akil Pano në një intervistë në Ora News u shpreh se ligji për nënat surrogate nuk ka pasur fare kohë për debat publik.
Pano: Unë në fakt u njoha menjëherë me disa cështje tejet delikate të këtij projektligji nëpërmjet medias sepse nuk ishte shumë e lehtë ta marr në dorë materialin pra projektligjin të cilin e mora në dorë rreth një javë më parë.
Mu vërtetuan të gjitha ato dyshimet që kisha në raport me idenë se hera herës ndodh që ka edhe spekullime mediatike për të bërë lajm.
Lajmi i parë ishte që rritet koha e shtatzanisë nga 12 javë në 14 javë në raport me abortin dhe tjetra ishte që mund të abortojnë edhe vajzat 16 vjeçe pa dijeninë e prindërve.
Unë mendova se ky do ishte një spekullim.
Ky projektligj nuk ka pasur fare kohë për debat publik.
Nuk kanë pasur hapësirë komuntietet fetarë për të ndarë mendimet e tyre.
