80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, dokumentet dhe aktet duhet të kenë logon kombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2024, 16:43
Në këtë vit jubilar të Çlirimit të Shqipërisë, 80 vjetori sjell edhe ndryshim në dokumentet administrative. në një dalje publike drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido tregon se si ndryshojnë aktet zyrtare që dalin nga institucionet.
“80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është miratuar si një vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave. Logoja e 80-vjetorit është miratuar nga komisioni shtetëror përkatës pas një konkursi të hapur të zhvilluar nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.”
Kjo është logoja kombëtare e krijuar për këtë vit jubilar. Ky imazh do të duhet t’i shoqërojë dokumentet administrative deri në fund të vitit 2024.
