I riu Altin Belba mes jetës dhe vdekjes: Kam qenë 5 herë në Turqi, shpenzimet i kam nxjerrë vetë

I ftuar në "Drejt" në Ora News, Altin Belba, i riu me problem shëndetësor në zemër tregoi takimin e tij të sotëm me drejtoreshën e QSUT-së lidhur me rastin e tij.

Belba: Më mori drejtoresha e spitalit në telefon dhe jam paraqitur në QSUT sot në mëngjes. Atje kam marrë një epikrizë mjekësore që më është kërkuar dhe e kam depozituar në në ministri. Më kanë thënë se nuk ma kanë hequr mundësi për të shkuar në Turqi.

U ktheva sërish në QSUT dhe fola me një punonjëse e cila më tha se do të njoftohem për rastin tim. Jam dërguar nga ministria dhe QSUT 5 herë në Turqi. Shpenzimet i kam përballuar vetën në Turqi. Vetëm nëse do të bëhesha operacion do të jepeshin paratë. Edhe herët e tjera i kam nxjerrë shpenzimet vetë.