VIDEO / Arbitri kapet nga kamerat duke vjedhur në aeroport

Incident i pabesueshëm me një arbitër të Euroligës. Gjyqtari slloven, Matej Bolthauser, është “kapur” nga kamera e sigurisë në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit duke vjedhur parfum me vlerë 221 euro!

Sipas faqes “republika.rs”, arbitri me eksperiencë, pas kthimit nga ndeshja e Partizanit ndaj Monakos për ndeshjen e 12-të të Euroligës, është “kapur” nga një kamera sigurie duke vjedhur parfume të një marke të njohur.

Autoritetet e arrestuan menjëherë dhe ai u lirua duke paguar një gjobë prej 30.000 dinarë (256.11 euro).