Kërkohet nga Bayern Munich, vendoset e ardhmja e yllit të Leverkusenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2024, 10:50
Ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë.
Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar do të jetë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso edhe për sezonin e ardhshëm.
Në një situatë të tillë, klubi që ka shfaqur më shumë interes për mesfushorin gjerman, Bayern Munich do të duhet të presë të paktën deri në vitin 2025.
