Tuchel pranë rikthimit në Premier League, kërkohet nga dy klube të mëdha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2024, 12:30
I sigurt për t’u larguar nga Bayern Munich në qershor, Thomas Tuchel mund të rikthehet në Premier League.
Sipas raportimeve të medieve britanike, emri i trajnerit gjerman është ndër të parët në listën e trajnerëve të përzgjedhur nga Chelsea dhe Manchester United për sezonin e ardhshëm.
Me dy propozime të mëdha Tuchel do të duhet të zgjedhë mes rikthimit në Londër te Chelsea apo transferimit në Manchester te United.