Policia Rrugore me ''dorë të hekurt'', 8 makina të bllokuara dhe afro 12 mijë gjoba në një javë
Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë javës që lamë pas, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.
Blutë sqarojnë se 17 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 11,910 masa administrative.
Ndër të tjera, Rrugorja bën me dije se 8 automjete janë bllokuar.
Njoftimi i policisë:
???? Komisariati i Policisë Rrugore????
Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 17 shtetas, për vepra penale të ndryshme, në fushën e qarkullimit rrugor.
Janë vendosur 11.910 masa administrative:
•43 masa për xhama të zinj.
•834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
•258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
•476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
•35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
•8409 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
•7 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
•61 raste për tejkalim shpejtësie.
•8 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! ????????️
