VIDEO/ ''E pe gabimin ti, se flini gjumë në ditën më të rëndësishme'', Meta kritikon një nga organizatorët sapo mbërrin në Pallatin e Kongreseve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në pallatin e Kongreseve ku sot dot mbahet Konventa e PL-së.

Në Konventë sot do zgjidhen presidenti dhe zv.presidenti si dhe do prezantohen 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.

Meta sapo ka ardhur në pallatin e Kongreseve nuk ka humbur kohë por ka filluar të kujdeset për organizimin duke kritikuar disa nga organizatorët.

‘’U zgjove ti? E pe si e kishte vënë flamurin ai?

Pe gjë ti? Ore e pe këtu gabimin ti?

Ore zotëri se flini gjumë ju edhe në ditën më të rëndësishme’’ i drejtohet Meta njërit prej organizatorëve.