Protestë për TEC-in në Roskovec, mazhoranca voton e vetme, banorët: Do shtohet niveli i ndotjes në zonë
Këshilli bashkiak në Roskovec i dha dritën jeshile ndërtimit të TEC-it në Suk. Diskutimet u përfshinë nga debate dhe akuza të forta. Ndërsa jashtë godinës protestuan edhe banorët e zonës që do të preken duke shprehur shqetësimin për rritjen e ndotjes
Miratimi i sipërfaqes për ndërtimin e TEC-it në Suk 1 ka sjellë debate të forta në mbledhjen e këshillit bashkiak të Roskovecit.
Gjatë diskutimeve nuk munguan as akuzat.
Përfaqësuesit e opozitës shprehen se ndërtimi do të sjellë ndotje të zonës.
Para ndërtesës së bashkisë banorët e fshatrave që preken protestuan duke kërkuar nga PS votë kundër. Pas votimit shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë.
Reagimit iu bashkua edhe Ambientalisti Sazan Guri i cili e ka cilësuar ditën më të zezë të Këshillit Bashkiak që sipas tij ka dënuar me vdekje banorët e zonës.
