I kërkuar nga policia e Elbasanit për drogë, kapet në Kapshticë 34-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2024, 14:57
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” është kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Në kudër të operacionit antidrogë “Tempulli 2” u vu në pranga shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan. Për këtë shtetas, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
34-vjeçari u ndalua në PKK Kapshticë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike kalimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
