“Kur pati kohë të ngelë shtatzënë” Shpërthen Sara ndaj moderatoreve: Bullizuese dhe monstra! Si prisni mos prekem?!
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” moderatorja e “NZoom” Albina Zeneli e pyetur për çiftin në fjalë është shprehur skeptike për marrëdhënie tyre dhe për shtatzëninë duke komentuar me batutë:" Se kur pati kohë me ngel shtatzënë".
Ndër të tjera ajo e komentoi si aspak etike sjelljen e Sarës me Kiarën duke e ditur që kjo e fundit është shtatzënë.
Ajo nuk ka kursyer as Bardhin duke u shprehur se ky i fundit ka gënjyer kur ka thënë se Instagrami nuk ishte i Sarës. Sipas moderatores Zeneli ishte vetë Sara ajo që e nxori si gënjeshtar kur i kërkoi ndjesë publike Kiarës për komentet e bëra karshi figurës së saj.
Ndërkohë Sara Gjordeni ka reaguar menjëherë kundrejt këtyre deklaratave duke bërë një story në Instagram tepër e prekur.
Ajo shkruan se: Je si duken dy bullizuese në ekran dhe është e pamundur që të mos preket nga gjëra të tilla dhe të mos reagojë.
