“S’ËSHTË AI”/ Prokuroria kryen teste ADN-je të trupit të Arben Lleshit, që u vra nga Sokol Mjacaj në burg, familjarët ende s’e tërheqin kufomën
Pas pretendimeve të familjarëve të Arben Lleshit të vrarë më burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, që trupi i pa jetë nuk është i tij, prokuroria e Elbasanit ka kryer teste ADN-je.
Në përfundim është provuar se trupi i pajetë i përket zyrtarisht Arben Lleshit.
Trupi i pajetë i këtij të fundit ndodhet ende në morg, Prokuroria dhe IML u detyruan të bëjnë akt-ekspertim për shkak të pretendimeve të familjarëve, që pasi nuk u paraqitën për disa muaj për të tërhequr trupin, thanë se nuk i përket Arben Lleshit.
Sipas informacioneve verifikimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve, dhe pas kësaj Prokuroria e Elbasanit i ka nisur rezultatet IML-së që të njoftohen familjarët për konkluzionin shkencor.
Për rezultatet , janë njoftuar familjarët teksa do të pritet përgjigjja e tyre.
Tre muaj pas vrasjes ne burgun e Peqinit ngritën një pretendim të fortë, duke u shprehur se kanë dyshime nëse trupi që ndodhet në morg të jetë i tij.
Edhe në këto rrethana që ndodhet çështja aktualisht, nëse familja mund të refuzojë sërish, varrimi do të kryhet nga Bashkia e Matit me autorizim të Prokurorisë së Elbasanit.


