Kontrolle 24 orë në 7 ditë, Balla: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2024, 22:45
Policia Rrugore vijon kontrollet 24 orë në 7 ditë për parandalimin e ngjareve rrugore.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u bën apel qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor”, thekson Balla, ndërsa ka ndarë dhe një video me disa prej shkeljeve rrugore të evidentuara në qarkullimin rrugor.
Një nga rastet ishte kapja e një drejtuesi që udhëtonte me 164 km/h në një aks rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 90 km/h.
