Skandali "5D" i vë "flakën" Bashkisë së Tiranës, Ben Andoni: Protesta ende nuk ka arritur kulmin e saj
Protesta e shoqërisë civile ka nisur me spërkatjen e bashkisë së Tiranës me botë të zezë.
Kjo është protesta e radhësh që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro.
Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
Ndërkaq, nisur nga këto zhvillime, në një intervistë për "Ora News", analisti Ben Andoni theksoi se protesta e opozitës nukl ka arritur akoma kulmin e saj.
Nga ana tjetër, ai tha se politikanët e opozitës po i përdorin përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
"Kjo po ndodh pasi ata kanë dëshmuar se janë qëndrestarë të protestave ndaj dhe po thirren në këto protesta kundër Bashkisë së Tiranës, institucioni i vënë në akuzë nga ata për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar", theksoi ndër të tjera, analisti Ben Andoni.


