Bala: Vendimi i KiE-s, çështja e dytë më e rëndësishme për Kosovën pas Pavarësisë, gur themeli drejt BE-së
Gazetari dhe analisti Alban Bala duke folur në emisionin “Drejt” të moderatorit Luan Rama në “Ora News”, komentoi vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e cila hapi një dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës në këtë strukturë kyçe të vetë BE-së.
“Unë isha personalisht në Kosovë për çështje private dhe hasa dhe ndjeva atë perceptimin se në Kosovë kjo u trajtua më shumë si një fitore,
Dhe kjo ishte ngjarja e dytë e rëndësishme për Kosovën pas shpalljes së Pavarësisë.
Jo vetëm sepse ky vendim dhe ajo që do të shënohet më 16 maj do të kuptohej si një gur themeli për procesin e pakthyeshëm të Kosovës drejt BE-së.
Është një moment i rëndësishëm reflektimi nga politika kosovare dhe kjo do të jetë proces kyç mbi atë çfarë do të vendoset më 16 maj.
Kam bindjen se ne sot kemi një Kosovë shumë herë më të maturuar, dhe besoj se Kosova duhet të shërbejë si një shembull shumë i mirë dhe i rëndësishëm, deri në frymëzuese për hapësirën shqiptare përfshi dhe vetë Shqipërinë”, u shpreh gazetari Alban Bala.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi ditën e djeshme.
NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË


