Çejku jep alarmin: Që anëtarësimi i Kosovës në KiE të bëhet fakt i kryer, duhet të jemi vigjilentë. Ja çfarë do të bëjë Serbia deri më 16 maj

Diplomati dhe ish-ambasadori Agim Çejku në emisionin “Drejt” të moderatorit Luan Rama në “Ora News”, komentoi vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e cila hapi një dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës në këtë strukturë kyçe të vetë BE-së.

“Pa dyshim që është një fitore e madhe diplomatike, politike dhe gjeostrategjike e Kosovës dhe miqve të saj.

Natyrisht që Serbia nbëri përpjekjet e saj për ta ndaluar, krijoi dhe një komision për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Por duhet të jemi të qartë se është marrë një vendim parimor, dhe do të jetë komisioni i këshillit të ministrave që do të vendosë më 16 maj anëtarësimin e plotë të Kosovës.

Kemi shumë shtete që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, bazuar në realitete të reja në shtetin e kosovës siç janë funksionalitetet e të drejtave të minoriteteve dhe të të drejtave të njeriut. Dhe të gjitha këto janë një hap i veçantë, sepse Serbia po vazhdo lotimin e saj për ta penguar një vendim i tillë në maj dhe për të bërë të mundur që çështja e Kosovës të mos jetë më 16 maj temë e rendit të ditës.

Dhe këtu duhet të tregohemi vigjilentë pasi duhet të kuptojmë që Kosova është kryetema e gjithë shqiptarëve dhe duhet që përtej suksese, është momenti për të punuar më tepër për ta bërë fakt të kryer këtë anëtarësim në KiE”, theksoi në analizën e tij, ambasadori Çejku

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi ditën e djeshme.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË