Vettingu shkarkon Agron Zhukrin, gjyqtarin që njohu Berishën si kryetar të PD-së
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri.
Vendimi i mor nga trupi gjykues. Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.
Zhukri iu nënshtrua procesit të vetingut për tre kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, gjyqtari Zhukri u shkarkua për mos justifikim të pasurisë.
Në seancën e dëgjimore që u mbjat më 17 prill Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.
Seanca dëgjimore zgjati rreth 5 orë e gjysmë. Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar një pamundësi në shumën 21 milionë lekë për periudhën para vitit 2003 dhe 72 milionë lekë për vitet në vijim.
Zhukri në vitin 2022 iu lakua emri për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën duke ia dhënë siglat e PD-së Sali Berishës dhe grupimit të Rithemelimit.

