SHIU MBUSHI HIDROCENTRALET/ Krijohet rezerva në rast të nisjes së thatësirave

Shirat e fundit kanë rritur rezervën ujore në hidrocentralet e vendit. Në Fierzë mund të arrihet pika maksimale për shkak të rritjes së prurjeve në basen që aktualisht ka shkuar në nivelin e rreth 293 metrave

Reshjet shirave dhe dëborës në zonat malore kanë përmirësuar rezervën ujore në hidrocentralet e vendit.

Mëngjesin e kësaj të premte raportohet se në kaskada e drinit ka arritur në nivelin e 292.54 metrash duke u shtuar në 5 metra në pak ditë.

Prurjet kanë shkuar në 180 m kub në sekondë nga 140 që ishin para reshjeve të fillimit të kësaj javë.

Pavarësisht kësaj është vendosur që të mos ketë rritje të prodhimit por rezervat hidrike të ruhen duke mbajtur nën menaxhim situatën, dhe për të pasur furnizimin e duhur në rastet të thatësirave.

Niveli maksimal i mbledhjes së ujit është në 296 metra, kjo si një pikë reference në rastet kur reshjet janë në nivele të larta.

Po ashtu bëhet e ditur se Në mesataret vjetore të matjes së nivelit uji ka qenë në kuotën e 276 metrave.

Ndërkaq kesh raporton se edhe në javën e fundit ka vijuar të shesë energji elektrike në një çmim mesatar prej 91 megavat orë.