Guardiola: Përgëzime Realit, ishin "blind" në mbrojtje
Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League.
Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale, teksa skuadra e Carlo Ancelottit avancoi mes katër më të mirave.
Të dy sfidat ishin spektakolare, por pa fitues. 3-3 përfundoi dueli i jashtëzakonshëm në Madrid, ndërkohë që në ishull u mbyll në barazim 1-1.
Me skuadrat që iu drejtuan shtesës dhe më pas penalltive.
Trajneri i Citizens, Pep Guardiola uroi kundërshtarët për kualifikimin në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ku ndër të tjera theksoi se spanjollët u mbrojtën në mënyrë të shkëlqyer.
“Përgëzime Realit për aftësinë e tyre për t’u mbrojtur dhe për të rezistuar deri në fund.
Ata bënë shumë mirë, ndërsa ne nuk arritëm objektivin tonë. na munguan disa detaje për të fituar.
Në tri ndeshjet e fundit këtu kemi luajtur shumë mirë. Në ‘Santiago Bernabeu’ nuk luajtëm njësoj.
Kjo është ajo që mund t’u kërkoj lojtarëve: që të luajmë si këtu”, theksoi tekniku spanjoll i kryesuesve të Premier League.